Aktualitet

Mashtronin të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 5 persona në Tiranë (EMRAT)

Në pranga përfunduan: Saimir Lita, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni, Francesco Cecere, Gerti Qinami.

3 Shkurt 2023, 10:39 Nga A.B
Mashtronin të huaj përmes telefonit për të investuar në
Call Center

TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se mashtronin shtetas të huaj përmes telefonit për të investuar në bursa fiktive. Në kuadër të operacionit 'Devices' janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center. 

Në pranga përfunduan: Saimir Lita, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni, Francesco Cecere, Gerti Qinami.

Personat e arrestuar dyshohet se ishin të punësuar në këtë subjekt call center dhe në bashkëpunim me personat e shpallur në kërkim, telefononin të huaj, duke iu prezantuar si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

NJOFTIMI I POLICISË;

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Devices”. Mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga 5 shtetas Shpallen në kërkim 5 shtetas të tjerë, pronarë dhe operatorë të subjektit call center në të cilin kryhej kjo veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Devices".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. Q., 50 vjeç, B. H., 28 vjeç, A. M., 36 vjeç, S. L., 70 vjeç dhe F. C., 44 vjeç, të pestë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit e huaj: R. F., D. F., U. F., C. N. dhe F. S. (pronarë dhe operatorë të subjektit call center).

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e arrestuar ishin të punësuar në një subjekt call center dhe në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

aksion ne call center operacioni devices saimir lita

Sondazh

Poll