Bota

Ish-ministri serb i Mbrojtjes: Kosovën e kemi humbur me nënshkrimin e kapitullimit në vitin 1999

Shutanovac ka deklaruar se Serbia në atë luftë ka humbur një pjesë të territorit të saj, e cila është bërë çmendurisht, dhe se prej atëherë nuk e ka kontrolluar.

3 Shkurt 2023, 11:40 Nga I.A
Ish-ministri serb i Mbrojtjes: Kosovën e kemi humbur me nënshkrimin e
Dragan Shutanovac

SERBI- Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha sot se Serbia në Kosovë ka një trashëgimi historike dhe qytetarë të kombësisë serbe që duhet t’i mbrojë, por që nga viti 1999 nuk ka pasur integritet dhe sovranitet territorial atje.

“Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin, me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë. Me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë, ne e humbëm atë”, tha ish-kryetari i Partisë Demokratike (DS).

Shutanovac ka deklaruar se Serbia në atë luftë ka humbur një pjesë të territorit të saj, e cila është bërë çmendurisht, dhe se prej atëherë nuk e ka kontrolluar. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes.

“Thuhet se nëse ne tani e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimi franko-gjerman) që nuk kërkon njohjen e Kosovës së pavarur, do të humbasim sovranitetin tonë territorial. Dhe, ku është sovraniteti ynë territorial, nëse patriarku ynë (i Kishës Ortodokse Serbe) nuk mund të shkojë në Kosovë?”, pyeti Shutanovac.

Ai vlerësoi se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe të diskutohet për çështje thelbësore, siç janë: statusi i kishave, manastireve e pasurive kulturore dhe historike serbe.

Unë pres që në negociata të fitohet një status special për ta. Për mua është e rëndësishme se si të sillemi ndaj pronës (në Kosovë) të shtetit të Serbisë, kompanive të caktuara dhe individëve privatë. Unë mendoj se duhet të negociohet një status special për të gjitha enklavat dhe serbët që nuk kanë mundësi të kenë një polici (nacionale) të përzier”, tha ai.

Duke komentuar incidentet e djeshme në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës për Kosovën, ku kishte përplasje fizike mes deputetëve, Shutanovac tha se kjo nuk duhet të ndodhë, sidomos kur tema janë negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Fatkeqësisht ka ndodhur. Më vjen keq që një temë kaq serioze nuk është marrë seriozisht nga të gjithë deputetët. Natyrisht, ka pasur një ide për të krijuar një kaos, dikush ka dashur të devijojë plotësisht temën dhe të mos flasë për atë që duhet të flitet”, tha Shutanovac.

dragan shutanovac

Sondazh

Poll