Bota

Grabitet këngëtari italian, 3 persona të maskuar dhe me armë i kërcënojnë familjen, marrin para dhe bizhu

Kriminelët hynë në vilën e këngëtarit në Bergamo dhe kërkuan t'i dorëzonin bizhuteritë dhe orët.

3 Shkurt 2023, 09:05 Nga A.B
Grabitet këngëtari italian, 3 persona të maskuar dhe me armë
Roby Facchinetti

ITALI- Orë frike për Roby Facchinetti. Këngëtari u sulmua dhe u grabit nga tre kriminelë të armatosur që hynë në shtëpinë e tij në Bergamo. Sipas TgCOM, Facchinetti ishte në shoqërinë e gruas së tij Giovanna dhe djalit Roberto. Të tre u kërcënuan me armë nga autorët, të cilëve u janë dorëzuar bizhuteritë, orët dhe ndoshta edhe paratë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Kriminelët hynë në orët e vona të mbrëmjes, me fytyrën të mbuluar me një kapuç. Të armatosur me pistoleta, ata kanë kërcënuar të pranishmit duke i detyruar, të hapin një kasafortë. Duket se të tre kanë lëvizur me mjeshtëri ekstreme në vilën e këngëtarit pasi nuk kanë lënë asnjë gjurmë pas.

“Një gjë vërtet e rëndë ka ndodhur dhe nuk mund të themi asgjë”, konfirmoi Giulia Facchinetti, vajza më e vogël. Familja kërkon konfidencialitet të plotë: “Ky nuk është thashethem”.

Facchinetti, së bashku me Dodi Battaglia, Red Canzian dhe Riccardo Fogli, do të jenë të ftuar në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos për një ribashkim te grupit 'Pooh'.

roby facchinetti

Sondazh

Poll