Bota

PAMJE TË RËNDA/ Dhunohet e mitura në SHBA, 9-vjeçarja rrihet barbarisht në autobusin e shkollës

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autobus shkolle kur dy të miturit për një arsye të panjohur kanë nisur ta godasin vajzën në bark dhe në kokë.

3 Shkurt 2023, 09:16 Nga I.A
PAMJE TË RËNDA/ Dhunohet e mitura në SHBA, 9-vjeçarja
Pamje nga dhuna

SHBA- Një video e paimagjinueshme e rrahjes së një 9-vjeçareje nga dy “ngacmues” ka dalë në dritë nga Florida. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autobus shkolle kur dy të miturit për një arsye të panjohur kanë nisur ta godasin vajzën në bark dhe në kokë. Siç shihet edhe në video, 9-vjeçarja përpiqet të mbrohet në çdo mënyrë, duke vendosur duart në kokë, ndërsa një shoqe e klasës kap rrahjen brutale. 

Nëna e viktimës i tha televizionit amerikan Local 10 se do të kërkojë padi penale kundër autorëve, duke shtuar se edhe dy fëmijët e saj të tjerë më të mëdhenj janë ngacmuar në shkollë. Madje, siç tha ajo, ka njoftuar edhe mësues e këshilltarë, por, askush nuk ka bërë asgjë.

I tërbuar babai i vajzës ka shkruar në Facebook: Dua të organizoj një miting dhe të denoncoj shkollën. Mungesa e sigurisë është joreale dhe mungesa e sigurisë në autobus është qesharake... Ngacmimi duhet të ndalet!!!

Përmes një komunikate policia tha se autorët janë arrestuar.

"Siguria dhe mirëqenia e studentëve tanë është e një rëndësie të madhe", thuhet ndër të tjera në njoftim.

dhunohet e mitura ne shba

Sondazh

Poll