Bota

Vritet një zyrtar pro-rus në Zaporozhye, Kremlini: Sulm terrorist, shpërthimi ishte shumë i fortë

Sipas të dhënave fillestare, një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit, i cili ka qenë shumë i fortë dhe ka shkaktuar dëme edhe në shtëpitë përreth. 

3 Shkurt 2023, 10:43 Nga I.A
Vritet një zyrtar pro-rus në Zaporozhye, Kremlini: Sulm terrorist,
Ushtare

UKRAINË- Një person humbi jetën të premten në një shpërthim makine bombë në provincën Zaporozhye. Këtë e ka bërë me dije anëtari i Këshillit Kryesor të Administratës së Qarkut, Vladimir Rogov.

Sipas të dhënave fillestare, një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit, i cili ka qenë shumë i fortë dhe ka shkaktuar dëme edhe në shtëpitë përreth. 

Shpërthimi ishte aq i fortë sa u thyen xhamat e shtëpive deri në katin e nëntë”, tha Rogov, duke shpjeguar se viktima është punonjës i agjencisë për çështje të brendshme territoriale.

vladimir rogov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll