Bota

Plani i Biden për të ndaluar luftën Rusi-Ukrainë, i ofron Putin 20% të territorit ukrainas

Burns besohet se ka paraqitur planin në mes të janarit për t'i dhënë fund luftës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

3 Shkurt 2023, 10:36 Nga I.A
Joe Biden

SHBA- Drejtori i CIA-s, William Burns thuhet se i ka ofruar presidentit rus Vladimir Putin një të pestën e territorit të Ukrainës për t'i dhënë fund luftës, si pjesë e një plani paqeje të hartuar në emër të Presidentit Joe Biden. Burns besohet se ka paraqitur planin në mes të janarit për t'i dhënë fund luftës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

Por si Kievi po ashtu dhe Moska thuhet se e kundërshtuan propozimin. Sipas gazetës NZZ propozimi ofronte rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës afërsisht sa madhësia e rajonit lindor të Ukrainës Donbas. Kyiv thuhet se e mbylli propozimin sepse ata nuk janë të gatshëm të ndajnë territorin e tyre, ndërsa zyrtarët rusë thanë se do ta fitojnë luftën në planin afatgjatë gjithsesi.

joe biden william burns vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll