Aktualitet

Aksidenti me pasojë vdekjen te Fresku, Policia arreston autorin, 19-vjeçari po drejtonte mjetin e dikujt tjetër (EMRI)

Krashi ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.

3 Shkurt 2023, 09:58 Nga A.B

Aksidenti me pasojë vdekjen te Fresku, Policia arreston autorin,

TIRANË-Policia ka dhënë më shumë detaje për aksidentin tragjik ku humbi jetën mbrëmjen e kaluar Enjo Saliaj. Sipas forcave blu, në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, Sildi Krashi. Ky person, ishte duke drejtuar mjetin në pronësi të personit me inicialet F.A. Nga verfikimet ka rezultuar se Krashi ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku. Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin. Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

sildi krashi vdes enjo saliaj enjo saliaj

Sondazh

Poll