Aktualitet

EMRI/ Aksident në Durrës, humb jetën 66-vjeçari me motor

Mësohet se ka humbur jetën 66-vjeçari me emrin Qemal Tabaku pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

3 Shkurt 2023, 09:44 Nga I.A
EMRI/ Aksident në Durrës, humb jetën 66-vjeçari me motor
Foto Ilustruesee

DURRËS- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se ka humbur jetën 66-vjeçari me emrin Qemal Tabaku pasi duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit. 

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

aksident ne durres qemal tabaku

Sondazh

Poll