Sport

Kupa e Italisë/ “Bomba” e re e Cremoneses, mposhti edhe Romën 2-1 dhe shkon në gjysmëfinale… Shikoni golat

Pas Napolit, Cremonese eliminoi edhe Romën dhe arriti në gjysmëfinale të Kupës për herë të parë në historinë e tyre.

2 Shkurt 2023, 20:40 Nga DOSJA

Kupa e Italisë/ “Bomba” e re e Cremoneses, mposhti edhe

ITALI - Mund të lëkundet në Serie A, duke qenë në vendin e fundit në renditje dhe pothuajse... i dënuar me rënie, megjithatë në Kupën e Italisë, Cremonese “nënshkruan” një tjetër surprizë të madhe (pas eliminimit ndaj Napolit), duke mposhtur Romën me rezultatin 2-1 në “Olimpico” dhe shkon në kualifikimin e madh në gjysmëfinale të eventit.

Cremonese kaloi në avantazh në minutën e 27-të me penalltinë e Dessers dhe tronditi romakët për herë të dytë në minutën e 49-të me autogolin e Celik. “Verdhekuqtë” shkurtuan diferencën me Belottin (90’+4), por nuk patën më kohë për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

Dhe Cremonese tani ka një tjetër... pengesë përpara, atë të Fiorentinës në dy ndeshje gjysmëfinale të prillit, për të pretenduar ëndrrën e pjesëmarrjes në finalen e madhe. Seria çerekfinale mbyllet të enjten (2/2) me ndeshjen Juventus-Lazio.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll