Sport

Dhunuan seksualisht një 16-vjeçar, arrestohen 30 tifozë të Sportingut dhe Benficas

Policia në Portugali, pasi një djalë 16-vjeçar u rrah dhe u sulmua seksualisht, të dielën e kaluar në mbrëmje, jashtë stadiumit da Luz, nisi një operacion masiv që çoi në arrestimin e 30 tifozëve të organizuar të Sporting dhe Benfica.

2 Shkurt 2023, 20:29 Nga DOSJA
Dhunuan seksualisht një 16-vjeçar, arrestohen 30 tifozë të

PORTUGALI - Javët e fundit në Portugali dhe veçanërisht në Lisbonë janë regjistruar shumë incidente të dhunës sportive, megjithatë, të dielën e kaluar, sulmi i një 16-vjeçari jashtë Estadio da Luz dhe abuzimi seksual që ai pësoi, ishte pika e fundit.

Autoritetet portugeze, të mërkurën në mëngjes, nisën një goditje masive ndaj tifozëve të vendosur të Benficas dhe Sportingut me kontrolle në dhjetëra shtëpi, që çuan në arrestimin e 30 prej tyre të organizuar te të dy klubet.

Të arrestuarit përballen me akuza për formim bande, grabitje, sulme ndaj punonjësve të policisë, sulme ndaj tifozëve dhe abuzim seksual. Gjatë hetimeve autoritetet gjetën tre armë, 750 fishekë me diametra të ndryshëm, gjeneratorë tymi, pishtarë, thika dhe 5840 doza hashash dhe 1016 doza heroinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll