Sport

Drejtori Igli Tare për rinovimi i Milinkovic-Savic: “Gjithçka në kohën e duhur"...

Drejtori sportiv i Lazios i qetëson tifozët për të ardhmen dhe kontratën e mesfushorit sulmues

3 Shkurt 2023, 07:12 Nga DOSJA

Drejtori Igli Tare për rinovimi i Milinkovic-Savic: “Gjithçka

ITALI - Para ndeshjen Juventus-Lazio (1-0), drejtori sportiv i ‘bardhekaltërve’ kryeqytetas, Igli Tare, bëri një bilanc të merkatos së transfertave dimërore që sapo është mbyllur dhe në veçanti për të ardhmen e Sergej Milinkoviç-Savic. 

"Një tjetër frazë mbresëlënëse për Milinkoviç Saviç, nga tani deri në qershor? Ka efekt të kundërt tek unë, sepse unë e di se si janë gjërat dhe për këtë arsye nuk ka frazë tërheqëse: gjithçka do të zgjidhet në kohën e duhur”.

Ne lexuam se lojtari do të kishte dyshime për rinovimin e kontrates? “Pozitive është që nuk lexoj kurrë çfarë shkruhet që të mos vazhdoj as me se, as me por. E di si janë punët dhe jam i qetë. A kam besim? Gjithmonë, gjithmonë", tha ai për Mediaset.

Drejtori Igli Tare për rinovimi i Milinkovic-Savic: “Gjithçka

Luca Pellegrini ka ardhur si huazim nga Juve? “Ishte një nevojë e shprehur nga trajneri dhe ne mundëm të sillnim në shtëpi një djalë të ri, që mbi të gjitha i do këto ngjyra”,- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll