Sport

Ligue 1/ Viktimë e një pneumotoraksi, lojtari me urgjencë në sallën e operacionit...

Mesfushori 36-vjeçar Thomas Mangani është dëmtuar pas një përplasjeje me një kundërshtar. Operacioni shkoi mirë sipas klubit korsikan.

3 Shkurt 2023, 07:19 Nga DOSJA

Ligue 1/ Viktimë e një pneumotoraksi, lojtari me urgjencë në

FRANCE - Frikë e madhe për Thomas Manganin. Mesfushori i AC Ajaccio është shtruar në spitalin e Angers, pas një dëmtimi të rëndë në gjoks, i cili ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës gjatë ndeshjes mes dy skuadrave, mësohet nga klubi korsikan.

Mangani, i cili është 36 vjeç, është aksidentuar në një përplasje me një lojtar kundërshtar dhe ka patur vështirësi në frymëmarrje.

“Viktimë e pneumotoraksit, lojtari ynë tani është në gjendje të mirë. Ndërhyrja shkoi mirë, Thomas do të kthehet së shpejti në Korsikë”,- shkruan ACA në llogarinë e tij në Twitter.

Pas dëmtimit, lojtari u dërgua menjëherë në spitalin e Angers, ku ishte ende nën vëzhgim mbrëmjen e së enjtes. Besohet se ai mund të largohet nga spitali dhe të bashkohet me Ajaccio të premten ose të shtunën.

Ligue 1/ Viktimë e një pneumotoraksi, lojtari me urgjencë në

Sipas një burimi me dijeni për rastin, Mangani ka pësuar thyerje të brinjës dhe shkëputje të pleurës. Nuk e dimë ende kohëzgjatjen e rikuperimit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll