Aktualitet

Vendi mbulohet nga dëbora, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirë kur udhëtoni në zonat malore

Sipas ARRSH, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

3 Shkurt 2023, 09:31 Nga A.B
Vendi mbulohet nga dëbora, ARRSH apel drejtuesve të mjeteve:
Bore

TIRANË- Reshjet e dëborës kanë qënë me intensitet të lartë në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese. Aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH, kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese qarkullimi kryhet pa probleme Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

permbytet shqiperia 2023 arrsh

Sondazh

Poll