Aktualitet

Vdekja e Saliajt, Policia: 18-vjeçari ishte me motorr, u përplas nga makina, humbi jetën në spital

Viktima po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin A.F.

3 Shkurt 2023, 08:41 Nga A.B
Vdekja e Saliajt, Policia: 18-vjeçari ishte me motorr, u përplas nga
Policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut, ku viktimë ka mbetur Enjo Saliaj, djali i Kudret Saliaj, i vrarë nga vjehrri i tij teksa po divorcohej me gruan. Viktima po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin A.F.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

enjo saliaj vdes enjo saliaj

Sondazh

Poll