Aktualitet

“O baba, o baba”/ Humbi jetën në aksident, Enjo Saliajt iu vra babai para syve në Tiranë, momenti kur e shoqëroi Policia

Më 4 Qershor të 2021-it, ai përjetoi momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.

3 Shkurt 2023, 09:16 Nga A.B
“O baba, o baba”/ Humbi jetën në aksident, Enjo Saliajt iu
Enjon Saliaj dhe policia

TIRANË- Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enjo Saliaj, i cili mbeti i vdekur pas aksidentit të rëndë në zonën e Freskut, ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit. Më 4 Qershor të 2021-it, ai përjetoi momente tmerri, kur gjyshi i tij i vrau para syve babanë.

Sipas dëshmitarëve, pas krimit djali i viktimës bërtiste me të madhe “o baba, o baba”, ndërsa është trembur dhe nga lokali ku ishte i ulur bashkë me të atin, avokatin Adriatik Cama dhe punonjësen sociale, është larguar dhe ka hyrë në Gjykatë. Atje ai është pritur nga njëra prej punonjëseve të policisë, e cila e ka mbajtur të përqafuar duke i thënë se i ati është mirë dhe nuk ka asgjë.

Ish-vjehrri ekzekutoi me armë zjarri ish-dhëndrin e tij 30 minuta para seancës gjyqësore. Plumbat plagosën edhe ish-prokurorin dhe avokatin, Adriatik Cama, i cili ishte ulur në kafen pranë gjykatës me viktimën, Kudret Saliaj.

18-vjeçari humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Enjo Saliaj, po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin. Saliaj, humbi jetën në spital./Dosja.al

enjo saliaj vdes enjo saliaj

Sondazh

Poll