Aktualitet

Aksidenti në Tiranë/ Viktima djali i Kudret Saliajt, babain ia vrau gjyshi, nëna vuan dënimin në burg

Viktima është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

3 Shkurt 2023, 08:17 Nga A.B
Aksidenti në Tiranë/ Viktima djali i Kudret Saliajt, babain ia
Kudret Saliaj

TIRANË- Viktima në aksidentin me vdekje në kryeqytet, është anëtar i familjes Saliaj. Dosja.al mëson se viktima, Enjo Saliaj, është djali i Kudret Saliajt, i cili u vra nga ish vjehrri i tij gjatë kohës që ishte në proces divorci me të shoqen.

Nëna e viktimës, Dhurata Saliaj ndodhet në burg pasi akuzohet se në bashkëpunim me babanë e saj vranë Kudret Saliajn. Të riun Enjo Saliajn e përplasi makina mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00 në zonën e Kinostudios. Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e braktisur dhe automjetin./Dosja.al

kudret saliaj enjo saliaj vdes enjo saliaj

Sondazh

Poll