Aktualitet

Makina përplaset me trafikndarësen në Elbasan, nga aksidenti shpërthen në flakë

Mësohet se një makinë është përplasur me trafikndarësen në Elbasan. 

3 Shkurt 2023, 08:17 Nga I.A
Makina përplaset me trafikndarësen në Elbasan, nga aksidenti
Foto nga vendngjarja

ELBASAN- Një aksident ka bërë një që makinë të marrë flakë mëngjesin e sotëm. Mësohet se një makinë është përplasur me trafikndarësen në Elbasan. Nga përplasja e madhe makinë është ndarë në dysh dhe ka marrë flakë.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë në kohë nga makina dhe nuk ka pësuar dëme të mëdha. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në unazën e qytetit, shtetasi J. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja, automjeti i shtetasit J. T., ka marrë flakë dhe ka shkaktuar si pasojë, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll