Sport

Pumas i kërkon Dani Alves-it 4.5 mln. euro dëmshpërblim, sponsorët po e braktisin...

Skuadra meksikane beson se futbollisti brazilian ka shkelur kushtet e kontratës së tyre

2 Shkurt 2023, 20:14 Nga DOSJA

Pumas i kërkon Dani Alves-it 4.5 mln. euro dëmshpërblim,

MEKSIKE - Nuk mjafton që Dani Alves që prej datës 20 janar është në burgun e Barcelonës, me akuzën e sulmit seksual ndaj një 23-vjeçareje në një lokal të qytetit, pasi ai tani duhet të përballet me pasojat financiare të aktit të tij. Ekipi i tij i fundit, Pumas i ndërpreu lidhjet me të ditën që u burgos, por ai nuk po ndalet me kaq. Zyrtarët e Pumas besojnë se futbollisti me përvojë ka shkelur rregullat e kontratës së tij, e cila përfshinte një klauzolë që e ndëshkonte në rast problemesh me ligjin dhe faktorë të tjerë që lidhen me skandale apo doping.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Ndaj Pumas i kërkon shumën prej 4.5 milionë eurosh si dëmshpërblim! Nga ana tjetër, 39-vjeçari që është lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit, po humbet edhe sponsorët njëri pas tjetrit.

Adidas, që kishte kontratë me të deri në Botërorin 2022, nuk rinovoi. Kompania e basteve 1XBet, kompania e mirëqenies Hygia Saúde dhe marka e të brendshmeve Ethika, gjithashtu ndërprenë lidhjet me të pas burgosjes së tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll