Sport

Edhe futbollistët e Kombëtares kuqezi, ‘tifozë’ të BigBrother VIP... ja me kë janë

Mesa duket, nëse Ejlli në të shkuarën ka bërë tifozllëk për Kombëtaren kuqezi, ish-mbrojtësi Murati tani po i kthen borxhin shkodranit, duke bërë tifozllëk dhe sponsorizuar paraqitjen e Luizit…

2 Shkurt 2023, 18:11 Nga DOSJA

Edhe futbollistët e Kombëtares kuqezi, ‘tifozë’

TIRANE - Të paktën kur e shikon foton, të duket sikur edhe ish-futbollistët e njohur të Kombëtares kuqezi, bëjnë tifozllëk për shkodranin karizmatik Luiz Ejlli, që është pjesë e spektaklit BigBrather VIP.

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares, mbrojtësi i majtë Edvin Murati, atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Paris, në faqen e tij në Facebook, ka botuar një foto të disa viteve më parë, ku krahas mesfushorit dhe kapitenit Altin Lala, ka dalë edhe me këngëtarin Luiz Ejllin, i cili është njeriu i momentit në BigBrather VIP.

Mesa duket, nëse Ejlli në të shkuarën ka bërë tifozllëk për Kombëtaren kuqezi, ish-mbrojtësi Murati tani po i kthen borxhin shkodranit, duke bërë tifozllëk dhe sponsorizuar paraqitjen e Luizit…

Edhe futbollistët e Kombëtares kuqezi, ‘tifozë’

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll