Politike

Zbulohen negociatat në PD/ Gazment Bardhi shkresë Berishës: Të garojmë të bashkuar në 14 Maj

Saimir Korreshi ka treguar se Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë zyrtare kryedemokratit Sali Berisha, të cilit i kërkon prej tij bisedime për kandidatët e 14 Majit.

3 Shkurt 2023, 00:50 Nga k.m.
Zbulohen negociatat në PD/ Gazment Bardhi shkresë Berishës:
Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka zbuluar se negociatat që janë duke u zhvilluar mes dy palëve në Partinë Demokratike. I ftuar në Ora News, Korreshi ka treguar se Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë zyrtare kryedemokratit Sali Berisha, të cilit i kërkon prej tij bisedime për kandidatët e 14 Majit.

“Gazment Bardhi i ka bërë një kërkesë me shkrim. Ne në parlament shkojmë bashkë me njëri tjetrin, tema jonë përveç zhdukjes së Ramës është edhe 14 maji. Demokratët u lodhën duke na parë të përçarë, jemi zënë me njëri-tjetrin, kemi ngrënë kokat e njëri tjetrit. Ne duhet të maksimalizojmë forcat dhe të zgjedhim kandidat propabël. Bardhi në emër të gjithë problematikave, të jetë Bardhi që të çojë kandidatët, ne të hyjmë në garë si PD. I është përcjellë mesazhi zotit Berisha, pritet tashmë duke parë edhe qëndrimin e të gjithë deputetëve,”- u shpreh Saimir Korreshi, deputet i PD.

sali berisha gazment bardhi

Sondazh

Poll