Politike

A do ishte takuar me McGonigal? Berisha: Do të pinim kafe, por nuk do t’i thoja heto Ramën

Sali Berisha thotë se dhe nëse do kishte takua McGonigal, do kishte konsumuar kafe, por nuk do i kërkonte të hetonte Ramën.

2 Shkurt 2023, 21:46 Nga a.l
A do ishte takuar me McGonigal? Berisha: Do të pinim kafe, por nuk do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se gjatë kohës që ai ushtronte funksionin e kryeministrit të vendit ka takuar zyrtarë të nivelit të lartë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), por jo të FBI. I ftuar në emisionin 'Opinion', kryedemokrati Berisha thotë se dhe nëse do kishte takua McGonigal, do kishte konsumuar kafe, por nuk do i kërkonte të hetonte Ramën.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Sali Berisha: Në fakt se kush është më shumë nuk them, por që nga pikëpamja numerike, më e fuqishme në SHBA është kjo. Jashtë SHBA është CIA. Ky ka qenë personi në FBI që ka patur aksesin më të madh në CIA, e sigurtë kjo.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha, nëse dikush në vitin 2017 do t’ju telefononte dhe do t’ju thoshte që Charles McGOnigal, shef i kundërzbulimit të FBI për distriktin e Nju Jorkut, do të vijë të pijë një kafe se është në Tiranë, do t’i thonit jo?

Sali Berisha: Do ta ftoja me kënaqësi të pinim kafe, por kurrë nuk mund t’i imagjinoja që t’i thoja heto Edi Ramën.

 

 

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll