Politike

Shqiptarët po ikin, Veliaj: Ne kemi shumë ndërtime, kontraktorët nuk po e përballojnë dot, kanë marrë punonjës nga India dhe Nepali

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për të ndihmuar tregun e punës se ishin punësuar emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia.

2 Shkurt 2023, 23:34 Nga k.m.
Shqiptarët po ikin, Veliaj: Ne kemi shumë ndërtime,
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli edhe për fluksin e ndërtimeve në Tiranë, duke pretenduar se ka aq shumë saqë në Shqipëri nuk ka punëtorë. Në një intervistë për emisionin "Real Story", kryebashkiaku tha se për të ndihmuar tregun e punës se ishin punësuar emigrantë kryesisht nga India, Nepali dhe Turqia.

“Dy të tretat e stafit janë indianë tek punimet e piramidës. Janë indianë që po punojnë, të huaj sepse kontraktorët nuk po përballojnë dot. Ka një boom të ndërtimeve në Tiranë dhe një sërë punonjësish po vijnë nga Turqia dhe Nepali.  Ka aq shumë vende pune sa po marrin punonjës nga shtete të huaja. Do duhet të pranojmë edhe ne siç ishim ne që shkonim e punonim në vende të tjera, do vijnë të tjerët tek ne,”-tha Veliaj.

Këto të paktën janë pretendimet e Veliajt, ndërsa të rinjtë shqiptarët mbajnë rekord për largim nga vendi për shkak të ekonomisë dhe shumë faktorëve të tjerë, duke mbajtur ndër vendet e para të azilkërkuesëve. 

erion veliaj

Sondazh

Poll