Politike

E kaloni qetësisht oqeanin? Rama: Ju të hiqni mendjen e kokës! Protesta e 11 shkurtit? Preferoj "Gjeneralin" e Kadaresë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi pyetjes për "kalimin e oqeanit".

2 Shkurt 2023, 22:50 Nga k.m.

 

E kaloni qetësisht oqeanin? Rama: Ju të hiqni mendjen e kokës!
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me çështjen e hetimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Të Paekspozuarit", kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi pyetjes për "kalimin e oqeanit". Po ashtu, foli edhe për protestën e opozitës më 11 shkurt. 

PJESË NGA BISEDA: 

E kaloni qetësisht oqeanin?

Rama: Cilin oqean more? Seriozisht e keni? Ju të hiqni mendjen e kokës. Më tregoni kë histori...për këtë kam dalë. Kam dalë që njerëzit ta dëgjojnë se për cilën histori bëhet fjalë. Shqiptarët janë shumë më të mençur se ata që merren me politikë dhe me media. Të bombarduar nga marrëzitë që shkuan deri tek ishulli, edhe i besojnë.

Iu shkakton siklet politik data 11 shkurt?

Rama: Gjenerali i ushtrisë së vdekur preferoj atë të Kadaresë. Nuk merrem me atë të "non gratave".

edi rama

Sondazh

Poll