Politike

I hoqi mikrofonin Peleshit! Deputeti Gazment Bardhi përjashtohet nga Kuvendi!

Ndërkohë që të gjithë deputetës e Opozitës i binin me grushte Foltores, Bardhi e quajti kukull Nikollën. 

2 Shkurt 2023, 12:05 Nga F.M
I hoqi mikrofonin Peleshit! Deputeti Gazment Bardhi përjashtohet nga
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e mori këtë vendim pasi Bardhi i hoqi mikrofonin ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi. Ndërkohë që të gjithë deputetës e Opozitës i binin me grushte Foltores, Bardhi e quajti kukull Nikollën. 

Pjesë nga biseda mes tyre: 

Lindita Nikolla: Nuk mund të rrimë të të sqarojmë ty, s'ke dëshirë të lejosh që të vijohet me punën e parlamentit

Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendjen, të lurem.

Niko Pleshi: Po fjalën s'ma dhe ti mua, po s'është me dhunë kjo more zotëri, kam detyrim ligjor të prezantoj projektligjin.

Lindita Nikolla: Ju tërheq vërejtjen për fyerje

(Bardhi i heq mikrofonin Peleshit)

Lindita Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca plenare.

seance pleanre 2 shkurt 2023 gazment bardhi

Sondazh

Poll