Aktualitet

Iu gjetën dy pistoleta poshtë banakut, pranga baristit shqiptar në Itali

16 Shtator 2019, 16:23 Nga DOSJA
Iu gjetën dy pistoleta poshtë banakut, pranga baristit shqiptar

ITALI-Një shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, pasi iu gjetën dy pistoleta të fshehura poshtë banakut të barit që administronte.

Baristi shqiptar i kishte fshehur nga pistoletat tip Tanfoglio kalibër 9×21 me 15 qitje dhe një tjetër 765 me 7 plumba në karikator poshtë makinetës së kafesë, në një bar në Pioltello.

Shqiptari i arrestuar është një 42 vjeçar,  i cili punonte në rruga Leoncavallo në lagjen Satellite në Milano.

Sipas medieve fqinje, njëra nga armët u identifikua që është përdorur në një grabitje, ndërkohë që hetuesit po shikojnë nëse armët janë përdorur në të tjera vepra penale gjatë muajve të fundit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje shqiptar itali posedim armesh arrestohet nje shqiptar itali posedim armesh

Sondazh

Poll