Aktualitet

Dru të prerë, zhavorr dhe beton, ç’ndodhi me shtimin e pemëve tek Parku Rinia (Foto)

16 Shtator 2019, 14:48 Nga DOSJA
Dru të prerë, zhavorr dhe beton, ç’ndodhi me shtimin e

TIRANËDosja.al ka siguruar disa foto ku shihen pemët e prera dhe betonizimi i Parkut Rinia. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, tashmë parku që ndodhet shumë pranë qendrës së kryeqytetit e ka humbur gjelbërimin e tij duke u kthyer në një vend të betonizuar. 

Bashia e Tiranës publikoi pak javë më parë projektin e rehabilitimit, ku sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, Parku Rinia do të rrethohej nga pemët e shumta. Gjithashtu në projekt parashikohej shtimi i hapësirave çlodhëse për fëmijë dhe mosha të ndryshme.

Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe çështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve”, shprehej atë kohë Veliaj.

Por siç duket, teksa projekti, tenderin për të cilin e fitoi kompania Agi Kons më datë 6 qershor 2019, me një ofertë rreth 640 mijë euroështë vënë në zbatim, po shkon krejt ndryshe.

Pemët janë prerë dhe shumë vende të parkut janë shtruar me beton. Kështu në mednje na vjen një pyetje: Ç’ndodhi me projektin e shtimit të pemëve dhe të gjelbërimit të këtij parku që është në zemër të Tiranës?

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisin ndertimet ne parkun rinia parku rinia rehabilimi i parkut rinia nisin ndertimet ne parkun rinia parku rinia rehabilimi i parkut rinia

Sondazh

Poll