Aktualitet

Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra Prokurori Bujar Hoti

16 Shtator 2019, 14:16 Nga DOSJA
Vettingu, KPA lë në fuqi vendimin e KPK, shkarkohet nga detyra

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Apelit Durrës, Bujar Hotin.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Hoti më 10 shtator.

Më herët Prokurori Bujar Hoti kishte ankimuar në KPA vendimin e KPK për shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi i dhënë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2018, datë 06.11.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti kundër vendimit nr. 64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:

Lënien në fuqi të vendimit nr.64, datë 10.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Bujar Hoti.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.09.2019.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar hoti kpa kpk shkarkohet prokurori vettingu bujar hoti kpa kpk shkarkohet prokurori vettingu

Sondazh

Poll