Aktualitet

Arrestimi i Mark Babanit/ Prokuroria letër Bardhit: Dorëzo dokumentet

16 Shtator 2019, 14:56 Nga DOSJA
Arrestimi i Mark Babanit/ Prokuroria letër Bardhit: Dorëzo dokumentet

TIRANË- Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet, të cilat pretendon se provojnë arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, Prokuroria e Përgjithshme kërkon zyrtarisht dokumentet. Në një letër dërguar sekretarit të Përgjithshëm, Prokuroria kërkon dokumentet për Babanin.

Ditën e sotme, PD nxorri dokumentet ku rezulton se Mark Babani, nën identitetin e dytë Saimir Marq Babaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Siçili, që merreshin me vjedhje automjetesh.

Sipas Partisë Demokratike, dokumenti është nxjerrë nga autoritetet italiane dhe se emri “Marq Babaj” është arrestuar më 4 prill 1994.

Partia Demokratike ka nisur  prej ditësh akuzat ndaj Mark Babanit. Vetë kreu i Bashkisë Vau i Dejës, e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i mark babanit denimi i mark babanit gazmend bardhi prokuroria e pergjithshme arrestimi i mark babanit denimi i mark babanit gazmend bardhi prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll