Aktualitet

Zbulohen 13 mijë euro në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, Policia procedon 27-vjeçarin

27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

2 Shkurt 2023, 09:21 Nga A.B
Zbulohen 13 mijë euro në autobusin e linjës
Para

TIRANË- Një 27-vjeçar është proceduar ditën e sotme pasi është zbuluar me një shumë parash të padeklaruar. Ndalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, personit me inicialet F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për 27-vjeçarin, banues në Tiranë, i cili do të hetohet për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". 

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 13 100 euro, procedohet në gjendje të lirë 27-vjeçari që nuk i deklaroi në kufi, sipas përcaktimeve ligjore. Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

para te padeklaruara ne kufi

Sondazh

Poll