Aktualitet

'Thatë një të pavërtetë'/ Kryetari i dhomës së avokatisë kundër kryetares së KLGJ: Distanca ul mundësinë për të shkuar në gjykatë

Ai i mëshoi shumë idesë se shkrirja e gjykatave është në disfavorin e qytetarëve pasi distanca fizike ul në mënyrë drastike mundësinë për të shkuar në gjykatë e për të marrë shërbimin gjyqësor.

2 Shkurt 2023, 08:40 Nga A.B
'Thatë një të pavërtetë'/ Kryetari i
Emisioni

TIRANË- Kryetari i Dhomës së Avokatisë Shkodër Anton Kosteri, kundërshtoi mbrëmjen e kaluar kryetaren e KLGJ-së në “Top Story” të cilën e akuzoi se po tregonte gjëra të pavërteta në lidhje me shkrirjen e gjykatave. Ai i mëshoi shumë idesë se shkrirja e gjykatave është në disfavorin e qytetarëve pasi distanca fizike ul në mënyrë drastike mundësinë për të shkuar në gjykatë e për të marrë shërbimin gjyqësor.

“Kryetarja e di shumë mirë që janë tre shtyllat kryesore mbi të cilat duhet të bazohet ndarja e gjykatave. Nji është mundësia e njerëzve për të ardhur tek Gjykata për të zhvilluar seancën gjyqësore jo për të marrë vendimin apo për të bërë ankimin se bëhet edhe me postë. E dyta është efiçenca dhe e treta është aspekti ekonomik. Kjo bazuar në të gjithë atë që bazohet KLGJ në raportet e Sepezhit. KLGJ-ja dhe Ministria e Drejtësisë thonë që ne prezantojmë këtë hartë se rrit aksesin në gjykatë, kjo nuk është e vertetë edhe një fëmijë e kupton. Distanca fizike ul në mënyrë drastike mundësinë për të shkuar në gjykatë e për të marrë shërbimin gjyqësor.”- tha Kryetari i dhomës së avokatisë Shkodër.

Ditën e djeshme nisi funksionimi i hartës së re gjyqësore. Mes kundërshtive të forta, protestave dhe bojkotove nga avokatët, Gjykata e Apelit ishte e para që aplikoi nga data 1 shkurt ndryshimet në mënyrën e funksionimit të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar derimë sot, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila do të jetë me seli në Tiranë./Dosja.al

anton kosteri naureda llagami

Sondazh

Poll