Aktualitet

Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Naureda Llagami: Puna do jetë më efiçente, trupa gjyqësore do të jetë më e përqëndruar

Ndër të tjera ajo bën me dije se Llagami bëri me dije se sistemi gjyqësor po punon në mënyrë të përforcuar dhe në mënyrë që të ketë ndarje proporcionale të çështjeve duhet të përqendrohet trupa gjyqësore

1 Shkurt 2023, 23:45 Nga k.m.
Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Naureda Llagami: Puna do jetë më
Naureda Llagami

TIRANË- 32 mijë dosje kanë mbetur në pritje nga shkrirja e Gjykatave të Apelit, është nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Gjatë emisionit të saj në emisionin "Top Story", Llagami se harta e re e gjyqësorit ka treguar se ky rrugëtim ka si synim kryesor efiçencën e shërbimeve dhe dhënien e shërbimeve aty ku do të jetë më e nevojshme.

Ndër të tjera ajo bën me dije se Llagami bëri me dije se sistemi gjyqësor po punon në mënyrë të përforcuar dhe në mënyrë që të ketë ndarje proporcionale të çështjeve duhet të përqendrohet trupa gjyqësore.

"Është një rrugëtim që ka nisur me një grup pune profesional, lideri është Këshilli i Evropës por projektet i ka mundësuar ambasada amerikane. Unë e kam thënë publikisht që detyrimi për krijim e hartës gjyqësore i referohet ligjit, aty ka një dispozitë që detyron KLGJ-në në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë ta reformojnë. Avantazhet janë se ne gjykatat do ti kemi më efiçente në ofrimin e shërbimeve. Ngarkesa e punës dhe shërbimeve do të jepen aty ku ka nevojë të jepet.  Ky është një parim i cili jo vetëm që është parashikuar në kuadrin ligjor por është nga standartet që vlerësohet në të gjitha gjykatat në të gjithë botën.Aksesi në drejtësi nuk do të thotë vetëm fizik dhe infrastrukturor por që të ketë të drejtë që të gjykohet çështja në një kohë reale të mbrohen të drejtat e secilit. Këshilli nuk e ka anashkaluar në asnjë moment shqetësimin e distancës me gjykatat. Sistemi gjyqësor po punon në mënyrë të përforcuar dhe masat janë marrë në funksionalizimin e sistemit gjyqësor, ajo që ne duam të garantojmë është që të gjithë qytetarëve t’ju garantohet e njëjta e drejtë për të trajtuar çështjet. Sot për shkak të situatës së krijuar në vetting kemi një ngarkesë dhe këtë duam ta kalojmë sepse ishte e pamundur të mbanim gjashtë apele. Kemi një shpoporcion të numrit të çështjeve në gjykata. Nga një pamje që na japin shifrat nuk kemi shpërndarje të drejtë dhe në mënyrë që ta kemi duhet të përqendrojmë trupën gjyqësore,”-tha ajo. 

Nga kjo e mërkurë nisi funksionimi i hartës së re gjyqësore. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar derimë sot, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e cila do të jetë me seli në Tiranë. Kjo gjykatë do të ketë në total 78 gjyqtarë, që përkon me numrin total të tyre në 6 gjykatat e apelit.

naureda llagami harta e re e gjyqesorit

Sondazh

Poll