Aktualitet

VIDEO- Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen 34 kamera të tjera sigurie në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Gjatë 24 orëve të fundit, janë çmontuar dhe sekuestruar dhjetra kamera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit. 

2 Shkurt 2023, 08:54 Nga A.B
VIDEO- Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen 34 kamera të tjera sigurie
Kamerat

TIRANË- Zbulohen kamera të tjera sigurie në lagjet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit, janë çmontuar dhe sekuestruar dhjetra kamera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit. 

-Në qarkun Shkodër, në vijim të fazës së dytë, Policia ka çmontuar 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, në këtë qark janë sekuestruar në total 79 kamera.

-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është inicuar hetimi për 1 shtetase.

-Në qarkun Dibër, në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 5 kamera. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 6 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 4 qytetarë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar dhjetëra kamera të tjera që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin, në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas, për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

-Në qarkun Shkodër, në vijim të fazës së dytë, Policia ka çmontuar 20 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Deri tani, në këtë qark janë sekuestruar në total 79 kamera.

-Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së njëmbëdhjetë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është inicuar hetimi për 1 shtetase.

-Në qarkun Dibër, në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 5 kamera. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 6 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas. Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit të kamerave të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Deri më tani, operacioni "Fijet" për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga krimi është shtrirë në 12 qarqe ku janë hequr 451 kamera. Operacioni nisi në Shkodër fillimisht dhe më pas u shtri në të gjithë vendin. Në Tiranë, Policia hoqi kamerat e sigurisë të emrave më të njohur të botës së krimit të cilët monitorojnë hyrjet dhe daljet në zonat e tyre për të parë nëse rrezikohen./Dosja.al

kamerat e krimit

Sondazh

Poll