2 Shkurt 2023, 08:44
Nga A.B
Spitali
TIRANË- Familjarët e Mimoza Veizaj, 30-vjeçarja e cila humbi jetën 4 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, akuzojnë spitalin për neglizhencë. Raportohet se Veizaj kishte shkuar në spital në orën 3:00 të natës më 28 janar, ndërsa kishte lindur në orën 15:00 të pasdites. Sipas deklaratave të familjarëve, Mimoza nuk vuante nga asnjë problem shëndetësor, ndërsa ata lëshuan akuza në drejtim të spitalit.
“Nuk i bënë shërbim. Shkoi në spital në orën 3 të natës dhe ka lindur në 3 pasdite. Nuk ka pasur asnjë shqetësim më përpara, por kishte vetëm dhimbje brinjësh dhe këmbësh. Lindja ka shkuar shumë mirë dhe nuk pasur asgjë gjatë shtatzënisë. Djali është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Faji është i doktorit, pasi i ka bërë gjilpërë shumë. Ta fusnin në sallë të operimit nëse nuk kanë pasur mundësi me bërë lindje. Mjekët duan lekë. Kishte dhimbje këmbësh na tha se po më del gjilpëra, efekti i gjilpërës. Dhe kishte dhimbje të forta”, tha halla e viktimës.
Sipas tyre viktima ka pasur dhimbje brinjësh dhe këmbësh, ndërkohë që lindja e saj kishe shkuar shumë mirë, po dhe 9 muajt e shtatzënisë. Fatmirësisht djali i 30-vjeçares është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa peshon rreth 5 kg.
Paraprakisht shkaku i vdekjes së saj mendohet se ka ardhur për shkak të një arresti kardiak dhe tromboemboli pulmonare. 30-vjeçarja lindi beben ditën e shtunë pasi u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes. Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dy ditë më parë në Elbasan, Etleva Çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë./Dosja.al
mimoza veizaj
Aktualitet
2 Shkurt 2023, 08:40
A.B
Emisioni
TIRANË- Kryetari i Dhomës së Avokatisë Shkodër Anton Kosteri, kundërshtoi mbrëmjen e kaluar kryetaren e KLGJ-s&...
Aktualitet
2 Shkurt 2023, 08:16
Rrugë
TIRANË- Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Jan...
Aktualitet
2 Shkurt 2023, 08:08
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë mbledhjen e Kuven...
Aktualitet
2 Shkurt 2023, 07:18
F.M
Moti i keq
TIRANË- Sot pritet ndryshim i situatës meteorologjike për vendin tonë. Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 23:45
k.m.
Naureda Llagami
TIRANË- 32 mijë dosje kanë mbetur në pritje nga shkrirja e Gjykatave të Apelit, është nga kryetarja e K&...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 23:22
k.m.
Foto ilustruese
Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Janinë...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 22:53
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, gjatë një bastisje nga policia në...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 22:40
k.m.
Foto ilustruese
Tani le të shohim shkurtimisht se cilat janë hot-spotet ose pikat e nxehta të liqenit në anën Shqiptare dhe at&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 22:28
k.m.
Foto ilustruese
Të dy shteteve palë ju është kërkuar që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Bot&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2023, 22:18
k.m.
Foto ilustruese
Pavarësisht se Shqipëria nuk ishte ende gati që të bëhej pjesë e kësaj liste të mbrojtur nga UNESCO...