Aktualitet

Prekëse/ Fëmijët e të ndjerit major Tanushi, shoqërohen në ditën e parë të shkollës nga gjyshërit (FOTO)

16 Shtator 2019, 13:08 Nga DOSJA
Prekëse/ Fëmijët e të ndjerit major Tanushi, shoqërohen

Tiranë- Më 6 maj në Letoni gjatë një seancë stërvitore ndodhi shpërthimi i një mine që i mori jetën në vend edhe major Klodian Tanushit.  Ky i fundit la pas një familje me tre fëmijë, dy prej të cilëve kanë filluar vitin shkollor ditën e sotme.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar disa foto nga dita e parë e shkollës e fëmijëve të Klodian Tanushit. Ata janë shoqëruar në ditën e parë të shkollës nga gjyshërit e tyre, ku ka qenë e pranishme edhe ministrja.

“Vërtetë e emocionuar që bashkë me nënën dhe dy gjyshërit, shoqëruam në ditën e parë të shkollës Serxhion dhe Klesion, dy djemtë e major Klodian Tanushit, rënë në krye të detyrës pak muaj më parë në Letoni.
Trishtim që majori nuk ishte me ne sot por edhe gëzim sepse i plotësuam atij merakun më të madh që ka çdo prind: një arsimim të mirë për fëmijët e tij. Familja e madhe e Forcave të Armatosura i gjendet pranë çdo efektivi të saj, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra për atë ç’ka kanë më të shtrenjtë në jetë.
Vit të mbarë shkollor për të gjithë fëmijët e efektivëve të FA. Jeni krenari!”, shprehet ministrja e mbrojtjes.

Foto nga shoqërimi në shkollë:

4 muaj më parë në Letoni gjatë një seancë stërvitore ndodhi shpërthimi i një mine që i mori jetën në vend nëntetares Zarife Hasanaj. Në gjendje të rëndë në spital u dërgua major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën 4 ditë më pas. I vetmi i mbijetuar i shpërthimit ishte nëntetari Julian Kapaj.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fëmijët e klodian tanushit nderron jete klodian tanushi fëmijët e klodian tanushit nderron jete klodian tanushi

Sondazh

Poll