Bota

'Kushte armiqësore që nuk kalohen pa u vënë re'/ Paralajmërimi i Kremlinit: Infrastruktura ushtarake e NATO-s po punon kundër Rusisë

Sipas Peskov, veprime të tilla krijojnë kushte "shumë të çuditshme, armiqësore" për Rusinë, të cilat Moska nuk mund të mos i vërë re.

1 Shkurt 2023, 16:55 Nga a.l
'Kushte armiqësore që nuk kalohen pa u vënë re'/
Infrastruktura ushtarake e NATO-s

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov është shprehur se Moska ka vënë së fundmi re se e gjithë infrastruktura ushtarake e NATO-s, madje edhe satelitët e saj, po punojnë kundër Rusisë për hir të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja. 

Ne shohim se si e gjithë infrastruktura ushtarake e NATO-s po funksionon kundër Rusisë, dhe ne shohim se si e gjithë infrastruktura e inteligjencës e NATO-s, duke përfshirë aviacionin zbulues dhe grupimet satelitore po punojnë në interes të Ukrainës në një mënyrë 24/7”, tha zyrtari i Kremlinit.

Sipas Peskov, veprime të tilla krijojnë kushte "shumë të çuditshme, armiqësore" për Rusinë, të cilat Moska nuk mund të mos i vërë re.

dmitry peskov

Sondazh

Poll