Aktualitet

Vëllai i 30-vjeçares që vdiq te "Koço Gliozheni" thyen xhamin e maternitetin, zbulohet shkaku i vdekjes... 

Gjithashtu mësohet se paraprakisht shkaku i vdekjes së saj mendohet se ka ardhur për shkak të një arresti kardiak dhe tromboemboli pulmonare. 30-vjeçarja lindi beben ditën e shtunë pasi u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes. 

1 Shkurt 2023, 14:51 Nga f.g
Vëllai i 30-vjeçares që vdiq te "Koço
Foto ilustruese

TIRANE- Familjarët e 30-vjeçares me inicialet M.V e kanë patur të vështirë të pranojnë lajmin se e afërmja e tyre 4 ditë pasi solli në jetë një fëmijë, ka vdekur. Panorama raporton se vëllai i saj ka shkuar i tensionuar në ambientet e maternitetit "Koço Gliozheni" dhe ka thyer një nga xhamat e godinës.

Gjithashtu mësohet se paraprakisht shkaku i vdekjes së saj mendohet se ka ardhur për shkak të një arresti kardiak dhe tromboemboli pulmonare. 30-vjeçarja lindi beben ditën e shtunë pasi u paraqit në spital me dhimbjet e lindjes. 

Kjo është ngjarja e dytë brenda 24 orëve ku një grua humb jetën. Dje në Elbasan, Etleva Çullhaj vdiq disa orë pasi abortoi foshnjen që kishte në bark, ndërsa ishte nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë./Dosja.al

vdes nena te koco gliozheni

Sondazh

Poll