Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri në ajër, shoqërohet në komisarati 55-vjeçari në Lushnje (EMRI)

Policia bën me dije se arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

1 Shkurt 2023, 15:08 Nga A.B
Qëlloi me armë zjarri në ajër, shoqërohet në
Policia

LUSHNJE- Eduart Xhepexhiu, është shoqëruar nga policia në Lushnjë pasi në gjendje të dehur ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar në ajër. Policia bën me dije se arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale. Uniformat blu bënë shoqërimin e 55-vjeçarit në Lushnjë, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu. Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedural”, thuhet në njoftimin e policisë.

eduart xhepexhiu lushnje

Sondazh

Poll