Politike

Dalin DOKUMENTAT/ Zbardhet gënjeshtra e Postës Shqiptare, letra e Kajmakut u dërgua në Prezë (FOTOT)

16 Shtator 2019, 16:07 Nga DOSJA

TIRANËDosja.al ka siguruar dokumentat që “hedhin dritë” mbi përplasjes mes Prokurorisë dhe Postës Shqiptare lidhur me debatin për shenjat e gishatve të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Bazuar në dokumentet dhe datat e tyre, Dosja.al mëson se thirrja e Prokurorisë për gjurmët e gishtave të Kajmakut është nisur nga Posta Shqiptare që më datë 26 gusht. Por kërkesa e organit të akuzës nuk ka pasur për destinacion Bashkinë Vorë apo banesën e Kajmakut, por Prezën. 

E nisur nga Tirana më datë 26 gusht, kërkesa mbërriti në Prezë më datë 27, ku nuk u pranuar dhe u kthye pas për t’u postuar në adresën e vendosur në letër, atë të Bashkisë Vorë.

Pasi letra e postuar mbërrin në Vorë, mbahet një ditë atje dhe më pas niset tek zyra e kryebashkiakut Kajmaku më datë 29,  pas plot 72 orësh.

Mister mbetet fakti se përse letra që organi i akuzës ka nisur për Kajmakun është nisur fillimisht drejt Prezës. Ndërkohë që Posta në reagimin e saj, gënjeu duke u shprehur se Kajmakut i ishte dërguar letra, për arsye që ende nuk dihen.   

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka treguar të gjitha veprimet që kishte bërë për çështjen e Kajmakut, duke u shprehur se Posta Shqiptare kishte ngatërruar adresën. Menjëherë reagoi edhe Posta Shqiptare, e cila  deklaroi se dërgesa e Prokurorisë është dërguar në zyrën e kryebashkiakut Kajmaku brenda 72 orësh dhe është firmosur nga sekretarja.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuza e pd per agim kajmakun posta shqiptare skandali i postes shqiptare agim kajmaku akuza e pd per agim kajmakun posta shqiptare skandali i postes shqiptare

Sondazh

Poll