Politike

14 maji/ KQZ merr vendimin: Në Vorë, Kamëz e Elbasan do zhvillohet votim dhe numërim elektronik

Në mbledhjen e zhvilluar sot, Celibashi u shpreh se do të donin që të ishte përfshirë edhe Bashkia e Durrësit ose ajo e Tiranës, por që do të fillohet nga më e vogla.

1 Shkurt 2023, 10:56 Nga F.M
14 maji/ KQZ merr vendimin: Në Vorë, Kamëz e Elbasan do
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit dhe numërimit elektronik do të zhvillohet në Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Në mbledhjen e zhvilluar sot, Celibashi u shpreh se do të donin që të ishte përfshirë edhe Bashkia e Durrësit ose ajo e Tiranës, por që do të fillohet nga më e vogla.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhje e ditës së sotme, ka vendosur që përveç Vorës, votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të ketë dhe në Kamëz dhe Elbasan.  KQZ miratoi këtë të mërkurën projektvendimin final: “Për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023, në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë”,"- thuhet në njoftim.

Vetë Celibashi foli për përfshirjen e bashkive të mëdha.

"Do të donim edhe vetë që Bashkia e Durrësit dhe ajo e Tiranës të ishin përfshirë në këtë proces, por që do të niset nga më të vogla,"- tha Celibashi. 

Votimi elektronik u vu në zbatim për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit në vitin 2021, në njërën njësi në Tiranë.

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll