Sport

‘Për të qarë dhe për të qeshur’: I vodhën çantën dhe pasaportën drejtorit sportiv, për pasojë nuk transferohet sulmuesi...

Skuadra franceze e Bordeaux shpresonte të rekrutonte një sulmues. Por çështja dështoi pas vjedhjes së çantës së drejtorit sportiv, të cilit i morën pasaportën dhe nuk mundi të dilte jashtë vendit për të finalizuar transfertën.

1 Shkurt 2023, 10:56 Nga DOSJA
‘Për të qarë dhe për të qeshur’: I

FRANCE - Nuk dihet identiteti i lojtarit. Thjesht e dihet se ishte një sulmues për të zëvendësuar Alberth Elisin, që Girondinët e Bordeaux donin ta rekrutonin në orët e fundit të afatit kalimtar në Ligue 2. Por nuk ka më kuptim të kërkosh identitetin sepse transferimi ndodhi. Pse? Një problem i thjeshtë: vjedhja e një çante.

Drejtorit sportiv, Admar Lopes, i vodhën çantën me të gjitha dokumentet, përfshirë edhe pasaportën. Ai nuk mundi të udhëtonte jashtë vendit për të nënshkruar marrëveshjen dhe kontratën me lojtarin në fjalë dhe shoqëruesit e tij. Sepse gjithçka ishte rregulluar deri atëherë. Bordeaux e mbylli papritur afatin kalimtar me vetëm një ardhje, atë të sulmuesit të majtë Alexi Pitu (20 vjeç).

Alberth Elis, i rekrutuar përfundimisht verën e kaluar nga Boavista, u nënshkrua në formën e një huazimi me opsion blerje në Brest. “Nuk kam asnjë lajm, por mendoj se nëse do të kishim një rekrutim të dytë, do të isha informuar”,- tha trajneri David Guion pak para ziles së afatit kalimtar. Bordeaux aktualisht është i treti në Ligue 2, me 10 pikë prapa liderit të Le Havre, por ende në garë për një rikthim në elitë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll