Aktualitet

E sulmuan qentë dhe ranë nga kali, gjen vdekjen i moshuari në Kolonjë

Siç bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se teksa ka qenë duke kalëruar është sulmuar nga qentë, e për pasojë është rrëzuar nga kali duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

31 Janar 2023, 22:24 Nga k.m.
E sulmuan qentë dhe ranë nga kali, gjen vdekjen i moshuari në
Foto ilustruese

KOLONJË- Një 72-vjeçar ka ndërruar jetën mbrëmjen e sotme në Kolonjë pasi ka rënë nga kali. Siç bëhet me dije në njoftimin e Policisë së Shtetit, mësohet se teksa ka qenë duke kalëruar është sulmuar nga qentë, e për pasojë është rrëzuar nga kali duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se shtetasi I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë duke kalëruar teksa është sulmuar nga disa qen. Për pasoja i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut.

kolonje

Sondazh

Poll