Politike

Gazment Bardhi ftesë publike grupit të Berishës: Zgjidhja si mund ta mundim Ramën, ende negocioj për bashkim

Gazment Bardhi tha se ai vazhdonte ende që të negocionte me kolegët e tij për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. 

31 Janar 2023, 22:59 Nga k.m.
Gazment Bardhi ftesë publike grupit të Berishës: Zgjidhja si mund
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i bëri një ftesë publike Sali Berishës për t’u bashkuar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen më 14 maj. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Now", Gazment Bardhi tha se ai vazhdonte ende që të negocionte me kolegët e tij për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale. 

"Po vazhdoj të bëj përpjekje maksimale me mandat të kolegëve të mi për t'u bashkuar me zgjedhje. Ndërsa nga ne propozohen zgjidhe. është e domosdoshme që PD të dalë në zgjedhje me një kandidat. Ka njëmur nga pala tjetër, uroj që të ketë reflektiv. Ne bëjmë propozime, pala tjetër jo. Kush është kryetari i PD? Unë nuk mendoj as që jam shumica, as që jam pakica, nuk e fus veten te ky lloj diskutimi. Ajo që unë po them është që ne kemi një problematikë në Partinë Demokratike që është kthyer tashmë dhe në një çështje gjyqësore e cila do të duhet të marrë zgjidhje edhe për faktin që grushtet institucionale brenda partive nuk mund të kthehen në model në një demokraci funksionale,”- u shpreh Bardhi.

Më tej, ai shtoi se e vetmja kërkesë që ai ka prej 6 muajsh është ta lënë konfliktin brenda Partisë Demokratike sepse nuk mund të shkojnë me statut dhe me vulë për të mundur Edi Ramën.

gazment bardhi

Sondazh

Poll