Bota

Ndizen tensionet në Gjirin Persik, Irani kap anijen naftëmbajtëse të Emirateve të Bashkuara Arabe

16 Shtator 2019, 13:27 Nga DOSJA
Ndizen tensionet në Gjirin Persik, Irani kap anijen naftëmbajtëse

IRAN- Irani ka sekuestruar ditën e sotme një anije të Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjirin Persik, pasi dyshohte se po bënte kontabandë nafte.

Rojet bregdetare të Iranit kanë kapur një anije në Gjirin Perik, me arsyen se po kalonte në mënyrë të paligjshme 250,000 litra naftë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka raportuar agjensia e lajmeve ISNA.

“Anija u kap në afërsi të ishullit të madh të Tunbit në Iran në Gjirin Persik … ekuipazhi iu dorëzua autoriteteve ligjore në provincën jugore të Hormozgan,- raportoi ISNA.

Kapja e raportuar përkoi me tensionet ndërkombëtare të ngritura pas një sulmi në fundjavë ndaj rafinerisë së madhe të naftës në Arabinë Saudite, armiku kryesor i Teheranit. Ndërkohë SHBA.  ka fajësuar Iranin plotësisht për këtë rast, por nga ana tjetër Teherani e ka mohuar akuzën.

Irani, i cili ka disa nga çmimet më të ulëta të karburantit në botë për shkak të subvencioneve të rënda dhe rënies së monedhës kombëtare, ka luftuar kontrabandën e karburantit të shfrenuar nga toka drejt vendeve fqinje dhe detit me shtetet arabe.

Irani ka rritur luftën kundër kontrabandës së karburantit këtë muaj kur rojet e bregdetare kapën një anije e cila po kalonte në mënyrë të paligjshme karburantin në Gjirin Persik, ku u arrestuan 12 anëtarët e ekuipazhit të anijes  filipinase.

Sekuestrimi i fundit i raportuar nga Irani pason një seri incidentesh që përfshijnë transportin brenda dhe rreth Gjirit Persik pasi sanksionet amerikane mbi eksportet e naftës iraniane hynë në fuqi të plotë në muajin maj. Incidentet përkojnë me rebelët Iranian që të cilët sulmuan rafineritë më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arabi emiratet e bashkuara arabe iran kapet anija naftembajtese arabi emiratet e bashkuara arabe iran kapet anija naftembajtese

Sondazh

Poll