Bota

E rëndë në Australi/ Çiklisti goditet për vdekje nga një laraskë(Foto)

16 Shtator 2019, 12:00 Nga DOSJA
E rëndë në Australi/ Çiklisti goditet për vdekje nga

AUSTRALI- Një burrë australian ka vdekur pasi u përplas rëndë me biçikletë teksa po përpiqej të shpëtonte nga një zog australian, ose laraskë që e ndiqte nga pas.

Çiklisti 76-vjeçar pësoi lëndime në kokë ditën e djeshme, kur ai u rrëzua në rrugë rreth një gardhi në jug të Sidneit.

Megjithëse mjekët u munduan ta shpëtojnë teksa u dërgua me urgjencë në spital nuk arritën t’ia shpëtonin jetën.

Sipas mediave të huaja ky nuk është rasti i vetëm i kërcënimit i laraskave në Australi gjatë pranverës dhe shpesh shkaktojnë lëndime të rënda për çiklistët dhe këmbësorët. Pas këtij rasti fatal policia tha që do të përgatisë një raport për kujdesin ndaj qytetarëve në Wollongong.

Zogu australian është një specie e ndryshme krahasuar me shpendin evropian që mund të shohim edhe në Shqipëri. Këto raste ndodhin gjatë sezonit të çiftëzimit, ku zogu mund të bëhet agresiv dhe sulmon njerëzit që kalojnë territorin e saj.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota laraska vdes 76 vjecari zogu australian laraska vdes 76 vjecari zogu australian

Sondazh

Poll