Bota

Ishulli Zakynthos në Greqi përfshihet nga flakët, evakuohen mbi 300 banorë dhe turistë nga fshatrat

16 Shtator 2019, 11:32 Nga DOSJA
Ishulli Zakynthos në Greqi përfshihet nga flakët, evakuohen mbi

GREQI- Nuk kanë të ndalur zjarret në Greqi, ku si shkak i erërave të forta ishulli grek, Zakynthos, 300 kilometra në perëndim të Athinës, është përfshirë nga flakë të fuqishme.

Qindra banorë janë evakuuar nga kjo zonë për të qenë më të sigurt, derisa gjendja të qetësohet.

Është mësuar se mbi 100 forca zjarrfikëse kanë  qenë në vendngjarje për të shuar flakët, si dhe nga ajri kanë ndihmuar dy helikopterë dhe katër aeroplanë.

“Ne kemi evakuuar rreth 300 banorë dhe turistë nga fshatrat Keri dhe Agalas si një masë paraprake. Zjarri është afër shtëpive.- është shprehur një prej zëdhënësve tëshërbimit zjarrfikës.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i vetëm që vende të ndryshme të Greqisë përfshihen nga flakët, pasi kohët e fundit dhejtra zjarre janë raportuar në  vend.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota evakuohen 300 banorë ishulli zakynthos zjarr ne greqi evakuohen 300 banorë ishulli zakynthos zjarr ne greqi

Sondazh

Poll