Bota

15 javë protesta në Hong Kong, dhunë dhe thirrje për Britaninë: Na mbroni!

16 Shtator 2019, 10:24 Nga DOSJA
15 javë protesta në Hong Kong, dhunë dhe thirrje për

HONG KONG- Janë bërë plotë 15 javë që qytetarët protestiojnë në Hong Kong. Pavarësisht çdo lëvizje apo vendimi  të marre edhe nga udhëhqësja e Hong Kongut, protestat nuk kanë të ndalur.

Këtë fundjavë protestuesit bllokuan stacionin nëntokësor “Admiralty” dhe goditën të gjitha kamerat e sigurisë.

Pas këtyre trazirave policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmat.

Gjithashtu protestuesit  marshuan edhe drejt konsullatës britanike ku të gjithë të rinjtë qëq kishin marrë pjesë  mbanin në duar flamuj të Anglisë dhe në parullat e tyre shkruhej  ‘Mbroni Hong Kongun’, ‘Një vend, dy sisteme tashmë ka vdekur’.

Kujtojmë  që një javë më parë rreth 130 deputetë britanikë firmosën një letër që për Ministrin e Jashtëm Dominic Raab, ku u bëhej thirrje shteteve të Commonwealth që t’iu japin një shtetësi të dytë banorëve të Hong Kogut.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong java e 15 e protestave mbroni hong kongun hong kong java e 15 e protestave mbroni hong kongun

Sondazh

Poll