Bota

“Do sjellim vëzhgues për zgjedhje”, Mogherini: BE-ja e ka prioritet Kosovën

16 Shtator 2019, 11:40 Nga DOSJA
“Do sjellim vëzhgues për zgjedhje”, Mogherini: BE-ja e ka

KOSOVË– BE do të dërgojë Misionin për Observimin e Zgjedhjeve në Kosovë për të mbikëqyrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në datën 6 tetor. Deri tani BE ka histori të gjatë në mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore në Kosovë dhe e ka dërguar misionin vëzhgues në katër palë zgjedhjet.

Në një deklaratë Frederica Mogherini është shprehur se Kosova është në prioritet të BE-së. “Kosova mbetet prioritet politik për Bashkimin Evropian dhe dërgimi i EOM-it për zgjedhjet parlamentare që po vijnë konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për proceset demokratike të Kosovës”, ka thënë Federica Mogherini, përfaqësuesja e Lartë për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE.

Ajo ka shtuar se këto zgjedhje vijnë në rrethana të rëndësishme për Kosovën, në kohën kur duhet të bëjë progres decisiv në rrugën evropiane, mbi reformat dhe mbi normalizimin e relacioneve me Serbinë.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë vijnë pas dorëheqjes më 19 korrik të kryeministrit Ramush Haradinaj, që kishte dhënë dorëheqje për t’u përballur me tribunalin special në Hagë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni frederica mogherini kosova ne zgjedhje zgjedhjet ne kosove frederica mogherini kosova ne zgjedhje zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll