Aktualitet

Kontrollet blic 'fundosin' 31-vjeçarin shqiptar/ Kapet në shoqërinë e 3 grabitësve, zbulohet se jetonte pa dokumente në Itali

Ata janë kapur gjatë një aksioni policor në mbrëmje, pas një denoncimi të bërë nga disa qytetarë për praninë e hajdutëvë në zonën  e lagjes Polo.

31 Janar 2023, 20:38 Nga a.l
Kontrollet blic 'fundosin' 31-vjeçarin shqiptar/ Kapet në
Policia Italiane

ITALI- Një 31- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i të riut është bërë pasi blutë kanë zbuluar se ai jetonte në zonën e qutjaur Baranzate në Itali, pa dokumenatcionin përkatës dhe i papunë. Siç raportojnë mediat vendase, ai është kapur në shoqërinë e 3 personave të tjerë gjatë mbrëmjes së djeshme të cilët dyshohet se ishin grabitës apartamentesh.

Ata janë kapur gjatë një aksioni policor në mbrëmje, pas një denoncimi të bërë nga disa qytetarë për praninë e hajdutëvë në zonën  e lagjes Polo. Shqiptari dhe 3 'shokët' e tij u kapën në një makinë tip 'Ford Focus'. Ata fillimisht tentuan t'ia mbathin pasi vunë re prezencën e karabinierëve por pas disa minutash ndjekje kanë rënë në prangat e policisë./ Dosja.al

 

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll