Aktualitet

Detaje të reja nga vdekja e 34-vjeçares në Elbasan pas abortit/ Etleva ishte nënë e dy fëmijëve, bashkëshortin e kishte në burg të Greqisë

Bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë, çka shton dyshimet se vendimi për të abortuar ka qënë i detyruar për nga rrethanat dhe jo nga arsyet shëndetësore.

31 Janar 2023, 18:56 Nga k.m.
Detaje të reja nga vdekja e 34-vjeçares në Elbasan pas abortit/
Foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e Etleva Çullhaj, e cila ndërroi jetë, vetëm pak orë pasi zgjodhi që të abortonte fëmijën e saj të tretë. Etleva Çullhaj, dy muajshe shtatzënë, gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë, përkatësisht 10 dhe 14 vjeç ka shkuar në maternitetin e Elbasanit një ditë më parë për të abortuar dhe pasi e ka kryer atë është larguar për në banesë.

Ndërkohë që bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë, çka shton dyshimet se vendimi për të abortuar ka qënë i detyruar për nga rrethanat dhe jo nga arsyet shëndetësore. Gjatë procesit të abortit, e reja shoqërohej vetëm nga një shoqe dhe nga asnjë i afërm tjetër. 

Burime nga Prokuroria e Elbasanit për "Fax" bëjnë me dije se gruaja ka qënë e detyruar të kryej abort për shkak të një problemi në shtatzani, ndërsa mjekër pretendojnë se abortin e kanë kryer me pretendimin se foshnjës në bark i kishte ndalur zemra, edhe pse gruaja ishte vetëm 2 muajshe shtatzanë. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

etleva cullhaj vdes e reja pas abortit elbasan

Sondazh

Poll