Aktualitet

Sulmohet nga hakerat “Air Albania”, grupi anonim merr peng të dhënat, kërkesa: Na jepni para! Keni kohë deri në 14 Shkurt

Grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike mirëpo mësohet se i kanë vendosur datën 14 shkurt si afati i fundit për të paguar shumën. Në autoritetet përkatëse nuk është bërë asnjë denoncim për një sulm të tillë.

31 Janar 2023, 18:44 Nga A.B
Sulmohet nga hakerat “Air Albania”, grupi anonim merr peng të
Air Albania

TIRANË- Kompania ajrore 'Air Albania' ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sulmi ka nisur një ditë më parë dhe është i llojit 'Data breach', cënim i të dhënave me 'ransomware', i realizuar përmes Lockbit. 

Grupi i hakerave i kanë vendosur kompanisë kusht për të paguar një shumë të konsiderueshme parash. Ky lloj sulmi konsiston në marrjen “peng” të të dhënave, përmes hakerimit të sistemeve të kompanisë, e cila më pas kërcënohet të paguajë një shumë parash në këmbim të rimarrjes së aksesit apo mospublikitmi të të dhënave.

Grupi i hakerave të “LockBit” raportohet se i ka kërkuar kompanisë të paguajë një shumë parash, që nuk është bërë publike mirëpo mësohet se i kanë vendosur datën 14 shkurt si afati i fundit për të paguar shumën. Në autoritetet përkatëse nuk është bërë asnjë denoncim për një sulm të tillë.

'Newsbomb.al' ka siguruar foton që tregon hakerimin. 

Sulmohet nga hakerat “Air Albania”, grupi anonim merr peng të

Ndonëse Shqipëria ka qenë prej muajsh nën sulme të vazhdueshme kibernetike nga grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”.

LockBit sulmuan Bangkok Airëays, një kompani e madhe ajrore në Tajlandë, në shtator të vitit 2021, firmën izraelite të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes EMIT Aviation Consulting në tetor të 2021 dhe Kuëait Airlines në qershor të 2022. LockBit, i cili renditet i pari në botë për sulmet e llojit ransomëare, arrin të bllokojë aksesin në kompjuterat e kompanisë, ndërkohë që vjedh ose fshin të dhënat nëse nuk kryhet në kohë pagesa.

sulmohet nga hakerat air albania air albania

Sondazh

Poll